Shqiperia tashmë e prekur nga CoVid-19 i ka kërkuar ndihmë NATO-spërmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.

Në dokument përpilohet një listë e plotë për për pajisje mjekësore nga maskat e deri tek ventilatorët.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”, thuhet në dokument.

Në dokument shkruhet gjithashtu se kapacitetet e vendit konsistojnë në 2 spitale të dedikuar Covid për të trajtuar pacientët e prekur nga virusi dhe 480 shtreter.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel