Përveç juristit që Top Channel raportoi pak ditë më parë rezultuan me covid-19 edhe tre punonjës të tjerë të burgut të Rrogozhinës.

Tashmë aty janë karantinuar deri tani 12 punonjës të burgut, që ndërkohë janë zëvendësuar përkohësisht me punonjës të tjerë.

Ndërkohë në karantinë është edhe drejtori i burgut të Rrogozhinës, i cili u zëvendësua Genc Fejzollari, siç ka raportuar më herët Top Chanel.

Top Channel