Rrobaqepësja dhuron maska/ Një vit më parë në këtë kohë qepte fustanet e maturanteve

06/04/2020 20:43

Maskat janë ndër artikujt më të kërkuar këto kohë. Madje janë kthyer në mollë sherri mes vendeve të fuqishme. Jam e lumtur, që mora një telefonatë nga mikja ime më profesion rrobaqepëse.

“Duke ju parë juve që jeni në terren, ju mora të telefon, pasi doja t’ju dhuroja 50 maska. Unë me këto merrem tani. I bëj në shtëpi. Qep me porosi. Nuk bëhet fjalë për fitim, por doja të bëja diçka për mirë, për ju që na informoni. Qep sasi të ndryshme, edhe 30 në ditë. Një maskë kushton 1 mijë lekë të vjetra. Duhen rreth 20-25 minuta për ta përgatitur. Në këto kohë unë nuk merrja frymë nga porositë për fustane mature dhe për gëzime të ndryshme familjare”.

“Urdhëro, ja ku i keni, siç ua dhashë fjalën”.

“Ju lumshin duart! Këto janë për punonjësit e Departamentit të Informacionit. Të shpresojnë që do të jenë ndër të fundit dhe që kjo betejë të përfundojë me sa më pak humbje. Ja tek po e ndërroj edhe unë maskën time, po përdor të renë”.

Top Channel