Moderatorja Oprah Winfrey pas këtij veprimi mban stafetën si personazhi që vërtetë është e shqetësuar dhe dëshiron të japë kontributin e saj në luftën ndaj Covid-19 në SHBA.

Megjithëse shumë persona të famshëm kanë bërë donacione, deri tani asnjë nuk krahasohet me atë të Oprah.

66-vjeçarja njoftoi se do të dhurojë plot 10 milionë dollarë që do të shpërndahen në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, për mjeksinë, për të pastrehët, për të ndihmuar familjet në nevojë dhe ata që kanë humbur punën.

Ajo theksoi se 1 milion dollarë do të shkojnë në fondin e ushqimit të Amerikës, iniciativë e themeluar nga Leonardo DiCaprio dhe Laurene Powell Jobs.

Top Channel