Top Channel pa dyshim që është zgjedhja e parë e shqiptarëve, sidomos të dielave ku emisioni “E Diell” me rubrikat e saj e bën akoma më relaksuese qëndrimin tuaj në karantinë.

Një nga rubrikat shumë të përfolura është dhe “Përputhen”. Këtë javë në një takim ishte çifti më i përfolur i momentit, Ina dhe Geri. Si pasojë e koronavirusit që ka “mbërthyer” të gjithë vendin, të gjithë baret, restorantet, kafeteritë janë mbyllur, por produksioni i “E Diell”, kishte menduar një ide krejt kreative për të zhvilluar takimin mes tyre.

Një nga ambientet e shumta të Top Channel ishte kthyer në ambient “restoranti”. Mirëpo e veçanta qëndronte tek dinstancimi social, e cila ishte mundësuar me anë të një tavoline të “pazakontë” shumë të madhe për t’u ulur një çiftit. Siç duket më pas takimi mes dyshes shkoi shumë mirë dhe plot të papritura. Për më shumë ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme duke filluar nga minuta 15:30.

Top Channel