Prej shumë kohësh Enca kishte munguar në intervista, por këtë të shtunë ajo është kthyer në ekranin e Top Channel.

Në një intervistë në Skype, Enca ka treguar shumë prej gjërave që nuk i kemi ditur më parë.

Autorja dhe moderatorja Dojna Mema ka pyetur Encën nëse ka flirtuar me ndonjë person në Instagram gjatë periudhës së karantinimit. Këngëtarja nuk ka ngurruar të përgjigjet madje ka bërë edhe një kërkesë publike për mashkullin që është në kërkim.

“Do të doja të flirtoja por problem është që nuk po gjej asnjë që të më pëlqejë për momentin, jam pak kështu me qime dhe ja ku po e them publikisht që Hey tani po datoj virtualisht kush është i interesuar,, mbi 1.90 cm, me shpirt artistik , me sens humori, që di 5 gjuhë të huaja, që ka qenë në çdo shtet të botës”.- ka thënë Enca duke qeshur dhe më pas ka thënë se ka bërë shaka.

Top Channel