Sot nis seriali “El Chapo”/ Nga ora 21.00 deri në 23.00

03/04/2020 15:41

Nga sot në ekranin e Top Channel do keni mundësinë të ndiqni të plotë historinë e kriminelit më famëkeq ende gjallë, El Chapo.

Ai ishte bosi i karteleve meksikane të drogës me një histori të frikshme.

Sot ne orën 21 ne Top Channel do ndiqni serialin El Chapo. Filmi tregon historinë e vërtetë të kriminelit më të madh në botë dhe trafikantit të pashpirt Joakun Guzman i mbiquajtur El Capo ose shkurtabiqi. Ndryshe nga Pablo Eskobar, El Chapo është gjallë dhe i burgosur në shtetet e bashkuara.

Ai ende shpreson të arratiset për të ringritur perandorinë e drogës dhe të dhunës. Vrasje makabër, tradhti, luftë mes karteleve të Sinaloas dhe atij Gjirit të Meksikës dhe trafiku më i madh i kokainës drejt SHBA-ve, janë pjesë e historisë reale të shfaqur edhe në serialin El Chapo. Dhe sigurisht ambicie politike, sepse politika dhe kriminaliteti në një vend si Meksika dhe jo vetëm ushqejnë dhe përdorin njëri tjetrin.

Seriali është realizuar nga një kastë aktorësh dhe producentësh të shkëlqyer dhe është xhiruar në Kolumbi dhe ka një arsye. Meksika ende vuan nga pasojat e tmerrshme të luftës së karteleve të drogës.

Top Channel