Debati i ashpër mes Kim dhe Kourtney Kardashian në lidhje me etikën e punës degradoi në një sherr të shëmtuar fizik, me shpulla, shkelma e gjak.

Video e zënkës së dy motrave të famshme në “Keeping Up With The Kardashians” u bë virale në internet dhe pushtoi titujt e të gjitha revistave rozë. Sherri nisi kur Kim kritikoi Kourtney-n se ajo nuk do t’ja dijë për asgjë dhe nuk ka etikë pune.

40 vjeçarja, e cila kishte muaj që përballej me këto akuza nga ylli i reality show, shpërtheu më pas e acaruar në ulërima e duke e goditur këtë të fundit.

Në episodin e transmetuar dje, Kourtney lajmëroi se do të tërhiqet nga filmimet e “KUWTK”, pasi kuptoi se ndjehej e palumtur në regjistrimet e tij.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel