Rama: Qiratë nuk do t’i paguani, ja si do të veprojmë me ata që jetojnë me lekët që marrin nga qiraja

03/04/2020 17:56

Në një dalje live për qytetarët, kreu i qeverisë Edi Rama duke folur për problemet e krijuara nga CoVid-19 tha se çka nuk të vret, të forcon.

Ndërkohë duke folur rreth anulimit të qirave, Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se qiratë nuk do të paguhen për shkak se shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe mundësi pagese.
“Si mund të nxjerrësh nga shtëpia një student që është mbyllur brenda dhe nuk ka mundësi të kompesojë pagesën e qirasë.

U tha që nuk e ka bërë askush në botë, por nuk është e vërtetë, e ka bërë gjermani, e ka bërë Franca, së fundmi edhe Holanda, por edhe sikur askush mos ta kishte bërë do e bëja.

Ju nuk do ta paguni qiranë deri në periudhën e caktuar që ne e quajmë të arsyeshëm deri në dinamikën e luftës.

Ne nuk u themi disave që u kanë dhënë disave një pronë dhe jetojnë me atë qira. Akti do të detajohet dhe drejtoria do të nxjerri disa udhëzime.

Individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera do të jemi ne që do ti mbështesim. Si do i mbështesim? Do i mbështesim me një subvencion.” tha Rama.

Top Channel