Premier rinis kështu: Var pezull dhe… plot 5 ndërrime

02/04/2020 16:46

Mes dhjetëra hipotezave për kalendarin e ri dhe fundin e sezonit të gjymtuar nga emergjenca, kampionati anglez i futbollit po mendon gjithashtu dhe ndryshime në rregullore.

Në zinxhirin drejtues të Federatës po mendojnë që sistemi VAR të pezullohet dhe të aplikohen plot 5 zëvendësime në çdo ndeshje, një eksperiment i guximshëm që do të vazhdojë pak muaj.

Në futbollin anglez, sistemi i videoarbitrimit është strukturuar me një park qendror pranë aeroportit të Hithrou në Londër, dhe aty të gjithë specialistët ndjekin ndeshjet në kohë reale, duke u dhënë edhe udhëzime direkte arbitrave. por kjo procedurë është vendosur disa herë në pikëpyetje dhe kontestohet nga tifozët.

ndërkohë propozimi për të çuar në 5, numrin e futbollistëve që mund të zëvendësohen, lidhet me maratonën e plot 92 ndeshjeve në vetëm 40 ditë. Kjo do ti lejonte klubet angleze që të menaxhonin mirë energjitë dhe të mbronin futbollistët nga dëmtimet potenciale. Sprinti final i forcës që pritet të impenjojë ligën më të fortë të planetit, do të detajohet këtë javë nga federata, me shpresën se pandemia nuk do të rrënojë sërish planet e Premier Ligës.

Top Channel