Një ish detektiv në Departamentin e Policisë të Los Angelesit, i cili ka punuar në çështjen e vrasjes së 2Pac, u ka kërkuar policëve që të arrestojnë gangsterin Keffe D për vdekjen e reperit.

Greg Kading, është shprehur kundër policisë së Las Vegas, pasi ata po lënë të lirë dikë që po e pranon shumë shpesh se është bashkëpunëtor në vrasjen e një prej reperave më të famshëm ndër vite.

Sipas Kading, Keffe D Davis, 56 vjeçar, e ka pranuar në polici, në dokumentarë dhe në një libër tronditës, se ai ishte bashkëpunëtor kur nipi i tij Orlando Anderson qëlloi 2Pac.

“Ai ka rrëfyer shumë herë publikisht për rolin e tij në vrasjen e Tupac. Nuk mund të mendoj për asnjë rast në historinë e krimit amerikan, ku një vrasës i vetërrëfyer lejohet të vazhdojë të flasë me zë të lartë për përfshirjen e tij në një krim. Është e paprecedentë. Unë nuk kam një agjendë ndaj tij, por ai ka folur tani publikisht për rolin e tij në vrasjen e 2Pac. Ai ka pranuar se mori armën e dorës Glock nga Anderson. Rrëfimi i tij, i cili është vërtetuar, është më se i mjaftueshëm për ta arrestuar atë dhe për të zgjidhur çështjen, duke i dhënë fund këtij hetimi. Policia e Las Vegasit duhet ta arrestojë atë”, u shpreh Kading.

Top Channel