Propozime në kohë karantine? Ingrit Gjoni jep përgjigjen e papritur

29/03/2020 19:56

Edhe pse koronavirusi ka detyruar shumë emisione të ndalojnë transmetimin e tyre, “E Diell” me rubrikat e saj ka gjetur një mënyrë që të jetë çdo të dielë aty për ju.

Në rubrikën “Trotuar”, veç panelit të përhershëm që përbëhet nga moderatorët e “E Diell” dhe një nga vajzat e “Përputhen”, herë Ina dhe herë Antoneta, këtë puntatë ishte e ftuar edhe këngëtarja Ingrit Gjoni.

Tema e debatit të sotëm ishte “Karantina na bashkon apo na ndan”, dhe lidhur me temën pjesëtarët e debatit paraqisnin argumentimet e tyre. Mirëpo në një moment moderatori Florian Gjini, pyet Ingritin, se gjatë kësaj periudhe a ka pasur më shumë propozime.

Nga ana tjetër, këngëtarja e cila gjithmonë është cilësuar si një personazh i drejtpërdrejtë, u përgjigj se gjithmonë ka pasur propozime dhe ndaj nuk i bëjnë shumë përshtypje propozimet e ardhur gjatë këtyre ditëve të karantinës.

Top Channel