Portieri legjendar i Turqisë infektohet me koronavirus

29/03/2020 08:00

Ish portieri i Barcelonës dhe kombëtares së Turqisë, Receber Rustu, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rustu raportohet të jetë dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Covid-19 i ka rënduar situatën shëndetësore ish portierit të Turqisë.

Recber mbanë rekordin për më së shumti paraqitje me kombëtaren e Turqisë 120 paraqitje.

Ai qëndroi mes dy shtyllave për më shumë se dy dekada që i kaloi mes dy shtyllave, për kombëtaren e tij.

46 vjeçari ka qenë anëtari i skuadrave si Barcelona, Fenerbahce, Besiktas e Antalyaspor.

Top Channel