Kryefamiljari me aftësi ndryshe, me tre fëmijë dhe gruan e papunë. Ndihmohet pas apelit të Top Channel

29/03/2020 21:24

Pamundësia fizike ka sjellë si rrjedhojë në familjen Tuga pamundësi ekonomike. Kryefamiljari i shtëpisë Genti është me aftësi ndryshe, i verbër i kategorisë së dytë, ndërsa ka 3 fëmijë për të ushqyer dhe bashkëshorten e papunë.

Ju mund ta shikoni se si për dreke kanë gatuar vetëm qull, ujë me miell e pak gjalpë të marr borxh nga marketi .

Jetoj me qira 10000 në muaj, drita për të paguar ujë, asistenca s’më del. Shumë e vështirë sidomos këto ditë izolimi, fëmijët s’di si ti ndihmoj.

Është shumë e vështirë me e përballuar këtë situatë të izoluar brenda kur fëmijët nuk kanë as shkollë. Edhe asnjë s’na ndihmon. Kam folur me punonjësit e bashkisë prisni thotë.

Pas transmetimit në Top Channel kërkesën për ndihmë të familjes Tuga, bashkia Tirane e dëgjoi kërkesën dhe nëpërmjet punonjësve sociale solli këto pako ushqimore për t’i ndihmuar të kalojnë këto ditë vetëizolimi.

Top Channel