Ish futbollisti legjendar i Turqisë rezulton pozitiv me Koronavirus

29/03/2020 17:07

Të gjithë e mbajmë mend portierin e njohur turk, Rustu Recber i cili ishte portier i kombëtares në botërorin 2002 ku Turqia shkoi deri në gjysmë finale.

Ai ka rezultuar me Koronavirus dhe këtë e ka bërë të ditur ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila ku nëpërmjet një postimi i ka kërkuar shërim sa më të shpejtë.

Postimi:

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim sa më shpejtë mikut tonë, kampionit Rustu Recber, pasi ka rezultuar pozivit me Koronavirus. Në këtë ditë vështirë, S.F.P.SH shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për kampion Rustu dhe familjen e tij. Legjenda Rustu ishte një nga Yjet e Turqisë që mori pjesë në ndeshjen e bamirësisë që u organizua nga S.F.P.SH për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ne nuk i harrojmë miqtë që na gjenden pranë në ditë të vështira. Prandaj sot S.F.P.SH ndodhet pranë kampionit, Rustu Recber. Forca kampion, jemi me ty! Shërim sa më të shpejtë!

Top Channel