Gjerësisht nëpër rrjete sociale thuhet se nuk mund të ketë “Përputhen” nëse nuk është Geri me Inën. Dyshja ka “rrëmbyer” pëlqimin e publikut dhe këta të fundit i kishin votuar që Geri dhe Ina të ishin një nga çiftet e formuara në fund të kësaj rubrike.

Geri prej kohësh e ka shprehur hapur pëlqimin e tij ndaj Inës dhe për të bindur publikun por edhe Inën, drejtuesit e emisionit kishin vendosur t’i bënin një pyetësor në lidhje me preferencat dhe hobit e bukuroshes bionde.

Geri, iu përgjigj të gjitha pyetjeve saktë, duke surprizuar kështu publikun, por jo Inën, e cila u shpreh se i priste këto përgjigje dhe si “shpërblim” i tha Gerit “Të dua”, deklaratë kjo që Geri ka kohë që e priste.

Top Channel