Fermerët e serave të luleshtrydheve në Kafaraj të Fierit vazhdojnë punën në karantinë. Ata thonë se janë shumë të sigurt për mospërhapjen e Covid-19, pasi vetë procesi i punës e mundëson këtë.

Punëtorët që vjelin luleshtrydhet dhe janë në largësi të madhe me njëri tjetrin, ndërkohë që janë të pajisur me mjetet mbrojtëse. Shqetësim për fermerët është rënia drastike e çmimit të këtij fruti, si pasojë e ndërprerjes së eksportit më vendet fqinje. Aktualisht 1 kg luleshtrydhe kushton vetëm 40 lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të viti që shkoi kushtonte 250 lekë kg.

Kultivimi i luleshtrydhes në sera është shumë i përhapur në njësinë administrative Frakull. Mungesa e tregut europian dhe rënia drastike e çmimit të luleshtrydhes po i çon fermerët të kësaj zone drejt falimentimit.

Top Channel