Mbërriti në Greqi sasia prej 5 ton e medikamentit klorokin, që qeveria greke kishte porositur në Indi.

Mësohet se sasia e medikamentit ishte porositur me garanci të shtetit grek dhe gjatë ditëve në vazhdim, do t’i vihet në dispozicion kompanive greke të prodhimit të barnave, të cilat do të përdoren në spitalet e vendit.

Klorokin është një ndër barnat që ka efekt mbi virusin Covid-19, por ekspertët kanë paralajmëruar se ky bar,ka edhe efekte negative, ndaj ai do t’u jepet vetëm pacientëve të caktuar dhe nën masa të rrepta monitorimi.

Top Channel