Gjermania shënon rritje të vdekjeve nga koronavirusi por përsëri ato nuk kalojnë 0.7%, teston 500,000 njerëz në javë

26/03/2020 19:18

Numri i vdekje nga epidemia e koronavirusit të ri ne Gjermani është rritur me një të tretën në 24 orët e fundit, por vendi krenohej me rritjen e kapacitet të testimeve në gjysmë milioni njerëz në javë.

Instituti shëndetësor vendas Robert Koch raportoi 49 vdekje të reja sot, duke e rritur totalen nga 149 në 198.
Numri total i infeksioneve u rrit me 15.7 përqind, njëlloj si dje, nga 31,554 në 36,508.

Por përqindja e vdekshmërisë vijon të mbetet në 0.7 për qind që është shumë më e ulët se fqinjët e saj evropianë.
Por ministri i shëndetësisë së vendit tha se kjo mund të jetë qetësia para stuhisë dhe se vendi po përgatitet për valë të reja infektimesh.

“Masa e madhe e testimeve na përgatit më herët sesa ndoshta do të bënin vendet e tjera”, tha ministri Jens Spahn.
“Duhet ta përdorim sa më mirë këtë kohë, e cila gjithsesi mund të jetë njëfarë qetësie para stuhisë”, shtoi ai.

Krei i institutit të virologjisë në spitalin universitar Charite në Berlin, Christian Drosten, tha se numri i vogël i vdekjeve në Gjermani mund të shpjegohet me numrin e madh të laboratoreve diagnostikues.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel