Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim me anë të një video mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të kthehen në SHBA.

“Prioriteti kryesor është mbrojtja dhe mbështetja e amerikanëve në Shqipëri.

Siç ka këshilluar më parë Departamenti i Shtetit, duhet të ktheheni në SH.B.A. përveç nëse jeni të përgatitur të qëndroni jashtë SH.B.A. në një kohë të pacaktuar.

Kontaktoni me ne në [email protected] ose vizitoni faqen tonë të internetit për më shumë informacion.”

 

Top Channel