E ardhmja e Massimiliano Allegrit vazhdon të jetë një rebus i madh. Ish-trajneri i Juventusit është në kërkim të një klubi të madh për të vijuar karrirën dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Allegri gjatë kësaj periudhe po studion gjuhën angleze me Manchester United që është një opsion konkret për të ardhmen e tij, gjithsesi për momentin Allegri është më pranë kalimit te PSG.

Leonardo e pëlqen sëtepërmi ish teknikun e Juves dhe duket ai pasardhësi ideal i Thomas Tuchel i cili sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet në fund të këtij sezoni.

PSG dhe Allegri kanë nisur kontaktet e para dhe mundësitë janë të mëdha që Max të ulet në stolin e kampionëve të Francës në sezonin e ardhshëm.

Top Channel