(VIDEO) Mungesë ushqimesh në supermarket, dy të rinjtë në Itali zihen me grushte

27/02/2020 09:29

Teksa në Itali numërohen aktualisht 12 viktima dhe 456 të infektuar me koronavirus duket se paniku ka përfshirë dashur padashur mbarë vendin.

Qytetarët po përpiqen të furnizohen sa më shumë me ushqime për t’i mundësuar vetes një qëndrim të gjatë në shtëpi me qëllim izolimin dhe shmangien e kontaktit me botën e jashtme.

Së fundmi, kudo në internet po qarkullon një foto e dy të rinjve në një supermarket në Itali, ku krejt papritur lind një zënkë mes tyre. Pretendohet se sherri në fjalë është nxitur nga mungesa e ushqimeve dhe tentativa e të dy palëve për të blerë sa më shumë.

Top Channel