Trump për Koronavirusin/ Amerikanët shumë pak të rrezikuar

27/02/2020 16:40

Ndërkohë që pjesa tjetër e botës është mbërthyer nga ethet e koronavirusit, presidenti  i shteteve të bashkuara, Donald Trump, tha se rreziku për amerikanët nga koronaviursi “mbetet shumë i ulët” dhe se hapat që i ka ndërmarrë qeveria, e kanë ndihmuar vendin të mbrohet nga shpërthimi global.

“Ne po zhvillojmë me shpejtësi një vaksinë” për virusin COVID-19, tha Trump, por pa dhënë detaje.

“Prioriteti numër një nga këndvështrimi ynë është shëndeti dhe siguria e popullit amerikan”, tha Trump në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ka pasur 15 raste me koronavirus në SHBA, duke mos llogaritur amerikanët e nxjerrë nga një anije e izoluar dhe nga qyteti kinez Vuhan, që është epiqendra e shpërthimit. Shumica e tyre po shërohen, tha Trump, megjithëse shtoi se njëri “është mjaft i sëmurë”.Pavarësisht se çfarë ndodh me virusin, ai tha: “Ne jemi plotësisht të përgatitur”.Trump gjithashtu tha se ai e ka vënë nënpresidentin Mike Pence në krye të përgjigjes së SHBA-së ndaj koronavirusit.

Top Channel