Thaçi: Kosova angazhohet për marrëveshjen finale të paqes me Serbinë

27/02/2020 14:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Uashington shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler, me të cilin ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

Thaçi me këtë rast tha se Kosova është e përcaktuar kah e ardhmja, andaj po punon për ta mbyllur kapitullin e së kaluarës, duke u angazhuar për një marrëveshje finale të paqes me Serbinë.

“Duke mbyllur kapitullin e luftës, ne bëjmë të mundur kthimin kah e ardhmja, zhvillimi ekonomik, investimet, prosperiteti”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha investimi që presin të shfrytëzohen.

Ndryshe, International Development Finance Corporation (DFC) është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane që ofron financim për projektet zhvillimore.

Top Channel