Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telegram urimi nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me rastin e zgjedhjes si kryeministër, i cili i uron suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

“Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektivën tuaj evropiane. Në këtë drejtim, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjera në urimin e kryeministrit Mitsotakis.

Top Channel