Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet veriore të Australisë, ndërkohë lëkundje e forta janë ndier në të gjithë kontinentin, shkruajnë mediat e huaja.

Tërmeti goditi vendin në orën 16:30 sipas orës lokale në rajonin Tanimbar të Indonezisë, rreth 5050 km larg qytetit australian Darvin .

Byroja e Meteorologjisë me anë të një njoftimi zyrtar u shprehën se nuk ka asnjë kërcënim për tsunami në Australi si pasojë e lëkundjeve.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), e regjistroi thellësinë e tërmetit 49 km nga sipërfaqja e tokës. Sakaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale.

Top Channel