HEC-et në zona të mbrojtura/ Mjedisi, kundër ndërtimit të HEC në Dragostunjë

26/02/2020 20:30

Hidrocentralet nuk duhet  të ndërtohen në zonat e mbrojtura, ndërsa janë të ndaluara me ligj në Parqet kombëtare.

SULEJMAN XHEPA- Shef menaxhimi i zonave të mbrojtura

“Krijon një impakt negativ sepse do të ndërhyhet me gërryerje, me hapje me gërmime, me ndryshime të regjimit ujor si në gjallesat ujore ashtu edhe në bimësi rreth e rrotull. Po kështu dëmtimet që mund të shkaktojnë lëvizjet e mjeteve”.

Megjithatë që në 2011 nisi ndërtimi pa kriter i HECEVE, si në zonën e Librazhdit ku është prekur parku Shebenik- Jabllanicë.

SULEJMAN XHEPA- Shef menaxhimi i zonave të mbrojtura

“Brenda parkut janë 4 HECE, nga këto dy janë pjesë e bashkisë që janë ndërtuar e prodhojnë energji është një HEC në pjesën e sipërme të parkut I cili është ndaluar dhe nuk ka filluar asnjë lloj veprimtarie jemi shprehur kundër për ndërtimin e tij. Dhe është e një HEC tjetër në zonën e Dragostunjës që prek një pjesë të vogël të kanalit të deviracionit”

Energy Development Group, Kompania e ndërtimit të Hecit në këtë zonë të mbrojtur të Librazhdit që Top Channel xhiroi disa ditë më parë ka lidhur kontratë ndërtimi para krijimit të Agjencisë Kombëtare së Zonave të Mbrojtura, në 2015, por kjo e fundit ka shprehur kundërshtinë për vazhdimin e veprimtarisë më tej.

“kontrata është kontratë koncensionare e lidhur nga ministria e energjetikës vite më parë, flitet që në 2011.

-Por kur ka shkelje, impakt negativ në mjedis ndërpritet kontrata?
mendimi unë është kundër ndërtimit dhe ja kemi përcjellë e organeve të tjera, ministrive përgjegjëse si dhe nuk kemi lidhur asnjë lloj kontrate dhënie në përdorim të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura”.

Në Shqipëri gjithsej janë 61 kontrata të lidhura për ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura , 25 prej tyre nuk kanë nisur fare punën në terren ndërsa 45 HECE nga 61, sipas shefit të menaxhimit të zonave të mbrojtura, duhen bllokuar.

Top Channel