Çfarë ka më feministe se të jesh femërore? Me shumë gjasa asgjë, nëse gjykon koleksionet për femra të prezantuara në javën e modës në Milano nga Prada dhe Fendi. Forcë, delikatesë dhe detaje, çlirim nga klishetë, nga impostimet dhe censurat. Një feminilitet që nuk ka nevojë të ulërijë për tu dëgjuar.

Për Miuccia Prada, delikatesa dhe magjia, janë karakteristika femërore, që përbëjnë edhe forcën e vërtetë të gruas. Sipas stilistes, ky i prezantuar në Milano është një koleksion i bërë me instinkt, me vullnetin për të bërë diçka të dobishme. Dhe në pasarelë, qendismat, transparencat, dekoret, takat, truku, peliçet, gjithçka ishte magjepsëse.

Ndërsa për Silvia Venturinin e Fendit, fakti që sot ka shumë gra të forta, bën që të kthesh sytë edhe nga përbërësit e zakonshëm të garderobës femërore. Gjatë sfilatës që erdhi një vit pas vdekjes të Karl Lagerfeld, u panë fustane mbrëmjeje super të dekoruar, këmisha mëndafshi, çanta shopingu dhe mini çanta, etj.

Top Channel