Xhamajka përgënjeshtroi njohjen e Kosovës. Pacolli: Sidoqoftë faleminderit Xhamajka, mbetemi miq

21/02/2020 11:03

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, reagoi pas mohimit të lajmit se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pacolli gjithsesi ka falënderuar edhe njëherë ministren e Jashtme të këtij vendi, Katherina Smith dhe senatorin amerikan Eliot Engel.

Ai tha se kosovarët do të mbesin miq të xhamajkanëve.

“Sidoqoftë faleminderit Xhamajka, faleminderit ministre Katherina Smith, faleminderit SHBA dhe Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të mbesin miq besnik të qeverisë dhe popullit xhamajkan”, tha Pacolli.

Top Channel