Policia kufitare e Sarandës ka arrestuar një person i cili ka tentuar që të trafikonte 34.55 kilogram kanabis, si dhe i është gjetur edhe një pistoletë.

35 vjeçari më pas është arrestuar.

Qafë Botë – Sarandë

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për  trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit.

Sekuestrohen 34.55 kilogramë kanabis dhe një armë zjarri.

Policia vë në pranga një doganier  të pikës doganore “Tre Urat ” Përmet që transportonte lëndën narkotike dhe armën e zjarrit

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në  planin e  masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut,  kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe  qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit  një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.

Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë  arrestimin  në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Top Channel