Siri, avionë të paidentifikuar godasin objektiva pranë bazës më të madhe ruse

21/02/2020 20:58

Televizioni sirian raportoi se qyteti i Jableh, vetëm një kilometër larg bazës ajrore ruse të Khmeimim është goditur nga zjarri i raketave të ardhura nga drejtimi i detit Mesdhe. raketat e dyshuara si ajër-tokë dukej se ishin qëlluar në drejtm të bazës ruse

“Televizioni sirian tha se forca të paidentifikuar goditën në afërsi të Jableh, në provincën e Latakia. Baza ajrore ruse e Khmeimim ndodhet aty pranë dhe rëndësi të veçantë ka fakti se sulmi me raketa erdhi nga drejtimi i Mesdheut. Ende nuk ka të dhëna sesi janë lëshuar raketat dhe nuk është raportuar nëse sistemet mbrojtëse raketore siriane kanë intercpetuar ndonjë prej tyre”, raportonin mediat ruse.

Aktualisht në Siri ka kryer sulme ajrore Izraeli që vazhdimisht mban nën presion forcat në vend për të mos lejuar afrimin e luftimeve drejt veriperëndimit, ashtu siç ka ndërhyrë dhe Turqia për të siguruar pjesën e saj të kufirit në verilindje.

Rusia është e ftuar nga qeveria siriane të Bashart la Asad ndërsa SHBA është në vend me justifikimin se po lufton ISIS.

Top Channel