Shtëpia britanike e George Clooney rrethohet nga përmbytja e stuhisë Dennis

21/02/2020 20:34

Vila dhe tokat e saj në pronësi të aktorit George Clooney janë rrethuar së fundmi nga ujërat e përmbytjeve të stuhisë Denis.

Ndërtesa e shekullit të 17-të që i ka kushtuar atij dhe gruas Amal 12milionë paundë, është rrethuar nga ujërat e lumit Tamiz i cili ka dalë nga brigjet.
Pamjet e mbledhura së fundmi tregojnë dëmet që i janë shkaktuar asaj fillimisht nga stuhia Ciara e më pas Denis, të cilat kanë mbuluar fushën e tenisit dhe verandën.

Clooney dhe gruaja e tij akvakate aktiviste u vendosën në këtë shtëpi në 2016 pasi kishin punaur rreth 18 muaj për rinovimin e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel