Qindra bavarezë u veshën si kinezë, për të festuar karnavalet në gjermani.

Banorët e një qyteti të vogël, Dietfurt an der Altmuhl, bënë paradë me kostumet kineze për të festuar karnavalet, një traditë që përsëritet në qytetin e vogël gjerman që nga 1950 dhe që bazohet në një anekdotë historike.

Pavarësisht debateve për elementë racizmi në karnavalet e tjera në Evropë, karnavalet e Dietfurtit nuk janë objekt polemikash. Vitet e fundit kanë tërhequr grupe turistësh kinezë e madje edhe konsulli kinez në mynih e ka vizituar karnavalet në të shkuarën.

Anekdota e hershme thotë se qindra shekuj më parë, një peshkop lokal kishte dërguar një përfaqësues për të mbledhur taksat në qytet. Duke mos dashur të paguajnë, banorët, kishin mbyllur dyert dhe ishin fshehur pas mureve të fortifikuara të fshatit. Para peshkopit, përfaqësuesi kish thënë se banorët ishin ngujuar pas murit si kinezët. Kjo ishte ajo që i dha shtysën karnavalit kinez, që filloi të organizohej që në vitet 1950. Çdo vit, qindra njerëz parakalojnë nëpër rrugë dhe rreth 15 mijë të tjerë, qëndrojnë si spektatorë.

Top Channel