Halili: Tirana i ka patur lojtarët, ndërhyj, por vendos stafi

21/02/2020 22:36

Pas takimit më të rëndësishëm të kësaj jave në Superiore, lojën dhe rezultatin e komentuan presidentët respektivë, Refik Halili i Tiranës dhe Safet Gjici i Kukësit, me të parin sigurisht të lumtur për fitoren që i dha kreun ekipit të tij.

“Skuadra i ka lojtarët, kemi besuar te ky ekip. Mema dhe drejtori punuan për merkaton. U tha që Egbo nuk donte të qëndronte, por po korr suksese. Unë bëj ndërhyrje, por jam i kujdesshëm, në fund vendos stafi”.

Ndërsa numri 1 i klubit verilindor, edhe pse i zhgënjyer, e mori disi me sportivitet këtë disfatë, si pjesë të futbollit.

“Loja nuk ishte e keqe. Nuk e nisëm mirë, por pastaj e përmirësuam. Kur nuk shënon, e pëson. Rasti i kartonit të kuq e prishi lojën, do të kishte shkuar ndryshe”.

Top Channel