Një nga finalistet e konkursit Miss Britania ka reaguar ashpër ndaj dashakeqëve të internetit pasi e përjashtuan nga konkurrimi duke i dërguar gjykatësve foto të vjetra ku ajo kishte pozuar e zhveshur.

26 vjeçarja Portia-Valis Volkova, ishte shpalur më parë Miss Kensington dhe kjo e kishte dërguar në finalet e konkurrimit kombëtar që do të mbahet sot.

Por asaj i është hequr tashmë titulli Miss Kensington dhe është përjashtuar nga konkurrimi pasi shefave të kompeticionit iu dërgua nga email me link0un e videove të saj të mëparshme duke u zhveshur në agjencinë e modeleve.

Valis tha se regulalt e ashpra të konkurrimit ndalojnë ato që kanë pozuar nudo më parë.

Edhe organizatort konfirmuan se fakti që Valis ishte fotografuar më parë “topless e nudo në mënyr ëprofesionale” e detyronte të largohej.
Valis, nga Kensington në qendër të Londrës, tha: “Ato ajnë imazhe nga një jetë e shkuar. Rregullat janë rregulla por ai që ka dërguar email-in është shumë i lig”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel