Meta i fiksuar me datat historike, tërmeti i prishi planin për “8 Dhjetorin”, zgjedh 2 Marsin e Beslidhjes së Lezhës

19/02/2020 16:42

Presidenti Ilir Meta lajmëroi se më 2 Mars do bëjë lëvizjen e tij të rradhës për “shpartallimin e grushtit të Shtetit”.

Ai i ka bërë ftesë qytetarëve që të dalin atë ditë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të nënshkruhet një dokument i rrëndësishëm. Dekret për shpërndarjen e Kuvendit? Nisëm për një Referendum popullor? Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga njerëzit e Presidentit.

Por duke u nisur nga pasioni që ka së fundmi Presidenti për datat historike, mund të merret me mend që ai document mund të jetë një marrëveshje, një dekret apo dokument në formën e ngjashme me Beslidhjen e Lezhës. Presidenti kishte caktuar disa muaj më parë datën 8 Dhjetor për një tubim në sheshin Demokracia në Qytetin Studenti.

Ai thuhej se për analogji me lëvizjen studentore që rrëzoi sistemin komunist në Shqipëri, do të nxiste një lëvizje të ngjashme. Por tërmeti i prishi planet dhe këtë të mërkurë Presidenti përmendi datën 2 Mars. Por dita e kësaj nisme të rëndësishme të Presidentit përkon me një datë të madhe historike në historinë e Shqipërisë, Beslidhja e Lezhës më 2 Mars të vitit 1944.

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu mblodhi në Lezhë të gjithë prijsët e principatave shqiptare dhe formoi Beslidhjen e Lezhës për të luftuar otomanët pushtues. Kuvendi i Lezhës çmohet si pika e nisjes në krijimin e një shteti arbëror. Më herët ndrërsa ndodhej në studion e emisionit Open në Top Channel, presidenti kishte komentuar edhe një foto të shpërndarë në rrjete sociale ku Presidenca ishte një kështjellë e rrethuar nga ushtria e Rilindjes, njësoj si Kruja e Skënderbeut nga otomanët.

Ja çfarë deklaroi Presidenti:
Më 2 mars firmoset dekreti i parë për SHPARTALLIMIN E PLOTË TË GRUSHTIT TË SHTETIT, përpara popullit shqiptar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të lidhim një BESËLIDHJE për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve. Të gjitha institucionet që janë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do t’i kthehen popullit shqiptar! Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porositin poture të gjera!”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel