1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni, bëjnë me dije burime të policisë shqiptare që kanë marrë pjesë në aksion, për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit dhe në aksion ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër krimit të organizuar.

Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar thanë burime të gazetares Anila Hoxha, u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek

Top Channel mëson se kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend.

Kamioni ishte me targa maqedonase.

Top Channel