Milani lë pas zhgënjimin e derbit dhe barazimin e hidhur në fund ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, duke u rikthyer te fitorja në kampionat.

Kuqezinjtë mposhtën për herë të dytë radhazi në harkun e pak ditëve Torinon që këtë herë kishte në stol Moreno Longon dhe jo Walter Mazzarrin si në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Në San Siro vendosi gjithçka një gol i Ante Rebic, njeriut të momentit te Milani pas një asisti që mori nga Castillejo në minutën e 25-të.

Milani vuajti por e ruajti avantazhin deri në fund duke marë një fitore shumë të rëndësishme që e ngjiti në vendin e 8-të në kuotën e 35 pikëve, 10 pikë larg zonës Champions ose vendit të 4-t që mbahet nga Atalanta.

Top Channel