Durrës- Një 29-vjeçar nga Siria është arrestuar për vjedhje në qytetin bregdetar të Durrësit.

I arrestuari është O.M ndrysa sipas policisë me datë 11 shkurt ky person në lagjen nr.17 në Durrës ka vjedhur në banesën e J.GJ dy laptopë dhe një sasi bizhuterish. Po kështu 29-vjeçari sirian  ka tentuar të vjedhë në banesën B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar. Tashmë i riu sirian do të përballet me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”.

Ndërkohë policia e Durrësit ka kryer një tjetër arrestim ku gjatë kontrolleve për evidentimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë: F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë kontrollit fizik, në lagjen Nr. 13, Plazh, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 10.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Po kështu në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar F.SH, banues në Durrës. Ky i fundit, pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur.

Top Channel