Ballsh, naftëtarët në grevë urie/ Kërkojnë shlyerjen e 5 pagave dhe vijimin e punës në uzinë

17/02/2020 19:32

Pas protestave pothuajse të përvitshme naftëtarët e uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, 10 naftëtarë hynë këtë të hënë në grevë urie.

Ata kanë dy kërkesa te panegociushme: shlyerjen e 5 pagave dhe vazhdimësinë e punës së Uzinës. 10 grevistët janë përfaqësues të 870 punonjësve që ka rafineria e Ballshit. Ata kanë shumë se 4 muaj që zhvillojnë protesta të vazhdueshme.

Greva e urisë së punonjësve të rafinerisë së Ballshit vjen pak ditë pas futjes në grevë urie të 17 punonjësve të stacionit të elektropompimit në Poçëm.

Top Channel