Mesnatën e së premtes, një 85-vjeçar u dhunua dhe grabit në Lignano, Itali.

Mbi ngjarjen në fjalë janë arrestuar katër shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë dhe aktualisht po mbahen në paraburgim në burgun e Udines.

Rai News raporton se dosja ndaj tyre është hapur si për plaçkitje ashtu edhe për rrëmbim.

85-vjeçari Giuseppe Spartà u lidh dhe dhunua nga agresorët, ndaj gjendet në spitalin e Latisanës me të paktën 4 brinjë të thyera.

Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitjeje, ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Top Channel