Bosi i “Facebook”, i lumtur të paguajë taksa në Evropë

14/02/2020 12:39

Bosi i “facebook” thotë se ai është dakord që gjigantët e teknologjisë të paguajnë më shumë taksa në Evropë në të ardhmen dhe pranon frustrimin e njerëzve në lidhje me çështjen.

Mark Zuckenberg tha po ashtu se mbështet edhe planet e OECD-së për të gjetur një zgjidhje globale. Facebook dhe të tjera kompani teknologjike janë akuzuar se nuk paguajnë aq sa duhet taksa në vendet ku ato operojnë. Por, disa thonë se Oecd po lëviz shumë ngadalë drejt objektivit për të arritur një marrëveshje brenda 2020. Në Britaninë e Madhe, Facebook ka paguar vetëm 28.5 milionë paundë taksa korporate në 2018, pavarësisht se ka gjeneruar një rekord prej 1.65 miliardë paundësh në shitje.

Sipas zyrtarëve, një faturë kaq e ulët është fyese, por “facebook” thotë se ka paguar aq sa detyrohej.
Ndërkohë në konferencën e sigurisë në Mynih, këtë të shtunë, Zuckenberg do të deklarojë se e kupton frustrimin për mënyrën se si kompanitë teknologjike taksohen në Evropë. Dhe ne jemi dakord që nëse duhet të paguajmë më shumë taksa. Britania e madhe thotë se planifikon të prezantojë taksat e saj për shërbimet digjitale në prill, pavarësisht kundërshtive amerikane, në një lëvizje që mund të gjenerojë deri në 500 milionë paundë në vit.

Franca ndërkohë ka pranuar të shtyjë taksat e saj për shitjet digjitale, por vetëm deri në fund të vitit, në pritje të një marrëveshjeje globale. Uashingtoni ka kërcënuar se do të vendosë tarifa mbi shampanjën dhe djathin francez në hakmarrje. Shumë qeveri janë të shqetësuara se gjigantët teknologjikë amerikanë po evitojnë taksat në bashkimin evropian. Ata argumentojnë se taksat duhet të bazohen në vendin ku kryhet aktiviteti digjital, jo atje ku kompanitë kanë selinë qendrore.

Top Channel