Dyshonte se gruaja e tradhtonte me katër burra, i shoqi merr ngjitësin dhe bën veprimin shokues

13/02/2020 19:03

Një burrë nga Keina  me anë të një xheli ngjitës u përpoq që të “siguronte” organin gjenital të gruas së tij, pasi mendonte se ajo e tradhtonte. Burri i identifikuar si Dennis Mumo, 36 vjeç, zbulohet se është shprehur për hetuesit në polici se ai kishte kapur gruan duke dërguar mesazhe me persona të tjerë në rrjete sociale, madje duke i dërguar atyre fotografi dhe video nudo.

Sa herë që Dennis i duhej të largohej për punë larg qytetit të lindjes, Kitui, ai mendonte se gruaja në ato momente ishte duke e tradhtuar me burra të tjerë. Para udhëtimit të tij, Mumo akuzohet se i ka hedhur xhel ngjitës në organin gjenital të gruas, duke i shkaktuar kësaj të fundit dhimbje të tmerrshme dhe si pasojë ajo ka shkuar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka tronditur të gjithë banorët e Kitui, dhe Dennis pasi u zbulua e vërteta u arrestua menjëherë nga autoritetet policore.

Megjithatë burri pretendon se e bëri këtë gjë për të shpëtuar martesën e tij. Ai gjithashtu u shpreh se disponon prova në fotot e video që gruaja e tij ka kryer marrëdhënie seksuale me të paktën katër persona të ndryshëm. Më tej ai tha se ka parë një foto nudo të gruas së tij që ia dërgoi një burri bashkangjitur me mesazhin:”Javën tjetër do të ketë zjarr”.

Top Channel