Basha takon ambasadorin e Italisë në Tiranë: Të forcojmë bashkëpunimin

13/02/2020 21:51

 Kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar mbrëmjen e sotme në Tiranë ambasadorin e ri italian Fabrizio Bucci.

Basha shprehet se gjatë këtij takimi u fol për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Gjatë takimit të parë me ambasadorin e ri italian, z. Fabrizio Bucci, konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike se Italia është një nga partnerët tanë strategjikë për Shqipërinë.

I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.

Ekonomia dhe punësimi përmes mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate.

Top Channel