Admir Tafilaj ka kërkuar që të përdorë skemën e Indrit Dokles për të përfituar ulje dënimi, kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata e Burrelit, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Tafilaj është dënuar me 2 burgime të përjetshëm dhe 22 vite për vrasje në tentativë kundër ish-shefit të krimeve Prel Pjetrushi.
Taifjal është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si ‘grupi tritoli’.
Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa ka porositur Kristi Pinën për vrasjen e Ibrahim Manit për hakmarrje.
Pina në momentin që u arrestua vendosi që të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.
Teksa sa i përket rastit Dokle i cili u raportua Ekskluzivisht për Top Channel nga Anila Hoxha, ai u lirua muajin e kaluar edhe pse ishte dënuar me burgimi të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera.
Ai gjithashtu ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu. Ai ishte anëtari i vetëm i bandës që ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Avokati i Dokles ishte shprehur: Avokati i Doklës ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa të njëjtin pretekst ka përdorur edhe Tafilaj, kërkesa këto që janë rrëzuar dhe ka pasur disa arsye nga gjykata e Burrelit.
Një burim i Top Channel tha se Drejtoria e Burgjeve kundërshtoi në gjykatë me argumentin se:
Atij i janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj, nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja pendese, nuk është bashkëpunues me autoritete ku ndodhet si dhe është agresiv.
/Ariglon Pali/
Top Channel