Operacioni Forca e Ligjit, ende nuk ka dal në terren për të filluar goditjen e subjekteve të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë.

Megjithatë, mësohet se ditën e hënë ka filluar njoftimi i këtyre subjekteve, që sipas aktit normativ, do të kenë kohë vetëm 48 orë për të justifikuar të ardhurat dhe me çfarë parash janë ngritur këto biznese.

Po ashtu, Top Channel ka mësuar se të 12-të drejtoritë vendore të policisë, kanë dërguar në Departamentin e Policisë Kriminale, lista me emrat e personave që sipas tyre dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe që kanë krijuar pasuri të jashtëligjshme.

Këto lista, janë përgatitur dy muajt e fundit, dhe pas Policisë Kriminale do të dërgohen në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur kjo strukturë Anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK, të cilës i jepe 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestron.

Deri në këto momente, janë rreth 250 subjekte të cilat do të kalojnë në filtrat e Operacionit Forca e Ligjit, dhe që kryesisht janë në qarqet më të mëdha të vendit.

Kontrolli, sipas aktit normativ, parashikohet të bëhet deri tek palët e treta të cilat mund të jenë lidhje gjaku apo edhe lidhje shoqërore, të cilët janë bërë mburojë për fshehjen e pasurive të paligjshme të krijuara me të ardhurat e aktiviteteve kriminale.

Kryesisht, kjo strukturë ka skeduar personat të cilat janë dënuar për trafik droge jashtë vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA