Kryeministrja neo-zelandeze Jacinda Ardern njoftoi sot se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vendit do të mbahen në 19 shtator, duke nisur fushatën e gjatë që do të zgjasë më shumë se shtatë muaj.

Ardern tha se fushata do të jetë “pozitive, faktuale dhe e fuqishme”, dhe shtoi se kishte pajtuar mjete reklamuese të transparencë në Facebook për t’iu kundërvënë keqinformimit.

“I kërkoj zelandezëve të vazhdojnë të mbështesin udhëheqjen time dhe drejtimin aktuale të qeverisë, i cili është vendosur thellë te stabiliteti, fuqia e ekonomisë dhe progresi për sfidat afatgjata të Zelandës së Re,” tha ajo.

Profesoresha vendase e politikës Jennifer Curtin, tha se megjithë qëllimet e mira të Ardern, do të jetë e vështirë që zgjedhjet të mbaje larg influencën negative.

“Kjo nuk i garanton votuesit neo-zelandezë nga elementët negative dhe keqinformimi, një pjesë e të cilit ka nisur tashmë. për këtë kemi marrë mësime dhe nga zgjedhjet në Australi, veçanërisht për rolin e mediat dhe konfirmimin e fakteve,” paralajmëroi Curtin.

Dy referendume do të jenë në fletën e votimit të 19 shtator; njëri për legalizimin e marijuanës jo-mjekësore dhe tjetri për legalizimin e eutanazisë.

Curtin thotë se kjo do të shtojë interesin dhe numrin e votuesve.

Top Channel