Një vrasje tronditëse është shënuar në Korçë ku një 50 vjeçar është goditur me sëpatë në kokë disa herë ndërsa motiv i vrasjes është bërë një konflikt për varret e familjarëve të viktimës dhe autorit. Dy personat ishin bashkëfshatarë nga fshati Poçestë. Dashnor Osmani 50 vjeç, tregtar ambulant bananesh u vra në mes të trotuarit në prezencë të qindra kalimtarëve teksa ishte duke pritur që të shiste banane.

Viktima u qëllua me sëpatë në kokë nga autori Zamir Topi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe më tej u kap nga policia pak metra larg vendit të krimit. Ngjarja ndodhi në lagjen 9 të qytetit në afërsi të pazarit të Korçës ndërsa sipas të dhënave konflikti kishte në qendër grindjen mes palëve pasi gjatë varrimit të një familjari viktima kishte dëmtuar varrin e nënës së autorit.

Nga vetë dëshmia paraprake e autorit ky i fundit i kërkonte viktimës që të rregullonte varrin e dëmtuar por ai refuzonte ndërkohë që autori është një person me problem mendore i regjistruar edhe nga institucionet shëndetësore.

Top Channel