Festë e çmendur në Villa Park, një gol në fund çon Aston Villan në finale!

28/01/2020 22:59

Aston Villa është finalistja e parë e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra nga Birninghemi mposhti 2-1 në gjysmëfinalen e kthimit Leicester City falë një goli në fund të egjiptianit Trezeguet dhe arriti të siguronte biletën e finales në Carabao Cup.

Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe falë këtij sukses Aston Villa kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 3-2. Në Villa Park, Targett i dha avantazhin shumë shpejt skuadrës vendase, por Leicester barazoi në minutën e 72-të me Iheanachon.

Atëherë kur ndeshje po i drejtohej shtesave Trezeguet shënoi golin e kualifikimit për Aston Villën që u rikthye në finalen e Kupës së Ligës aty ku mungonte që nga viti 2009.

Në fund tifozët pushtuan fushën për të festuar me idhujt e tyre kualifikimin për herë të 9-të të Aston Villas në finalen e Kupës së Ligës, aty ku me siguri skuadra e trajnerit Dean Smith do të përballet me Manchester City-n.

Top Channel