Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeç humbën jetën/ Ja momenti kur helikopteri bie dhe shpërthen në flakë

26/01/2020 23:26

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna humbën jetën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California, të Dielën në mëngjes.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna humbën jetën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California, të Dielën në mëngjes.

Vdekja e yllit të basketbollit 41-vjeç, u konfirmua për herë të parë nga TMZ.

Mësohet se helikopteri mori flakë në momentin që ndodhi aksidenti, kështu që u bë e pamundur ardhja në ndihmë ndaj viktimave. Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA(EN-BI-EJ) teksa është shënuesi i katërt më i mirë në këtë kampionat me mbi 33 mijë pikë të shënuara.

Në 20 vitet e karrierës së tij që i kaloi me skuadrën e Los Anxheles Lejkërs, Brajant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA, si dhe ka marrë pjesë edhe në 18 edicione të Oll Star Gejm. Po kështu ai ka marrë edhe një cmim Oscar në vitin 2018, me filimin e animuar me metrazh të shkurtër, ‘Dear Basketball’.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel